
Memphis Depay përfundimisht do të largohet nga Barcelona këtë verë. Sajti “Sport” ka njoftuar të mërkurën se Barcelona tashmë ia ka caktuar çmimin Depayt dhe po pret ofertat për sulmuesin.
Për ta lënë të lirë holandezin, Barça po kërkon 20 milionë euro. Depay nuk ka bindur me paraqitjet e tij te Barcelona sezonin e fundit dhe nuk bën pjesë në projektin e trajnerit…