
Nga shtëpia e tij drejt palestrës sportive “Jeton Tërstena – Tota” i bën pesë minuta në këmbë. Tash e 17 vjet ky është destinacioni i tij i rregullt. Në çdo kapërcim kalldrëmi, entuziazmi veç sa vjen e i shtohet, në mënyrën se si i hedh hapat vërehet që e do shumë basketbollin. Bindja i forcohet edhe më shumë kur hyn në sallë dhe fillon rutinën…