Bayerni ka parakaluar të gjitha skuadrat e tjera të interesuara për Christopher Nkunkun dhe po llogaritet favorit për transferimin e francezit, ka njoftuar “Bild” të martën.

Është trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann që po insiston për Nkunkun, i cili po shkëlqen këtë sezon te Leipzigu. 24-vjeçari ka shënuar 31 gola dhe ka asistuar 20 herë në të gjitha garat, ndërsa me Leipzigun ka…