
Bayern Munichu e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Marcel Sabitzer. Klubi gjerman ka bërë të ditur të hënën se ka arritur marrëveshje me Leipzigun për 15 milionë euro dëmshpërblim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi gjerman në rrjetet sociale.
Mesfushori 27-vjeçar ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 me “bavarezët”.
Advertisement