
Sulmuesi Karim Benzema kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ua ka dedikuar tifozëve të Real Madridit. Benzema ishte më i merituari për kalimin e Realit në çerekfinale të kësaj gare.
Ai shënoi “hat-trick” brenda 17-të minutave në pjesën e dytë, për t’ia siguruar fitoren Realit me rezultatin 3:1 kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen e kthimit…