
Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda kanë qenë në stol te Torino që fitoi thellë 4:0 ndaj Salernitanas të dielën, në ndeshjen që i takoi xhiros së tretë të Serie A italiane.
Ishte edhe fitorja e parë e Torinos këtë edicion në elitën e futbollit italian.