Federico Bernardeschi do të jetë futbollist i skuadrës së Napolit për sezonin e ri.

“Calciomercato” ka raportuar të martën se Napoli ka fituar garën për Bernardeschin, i cili është kërkuar edhe nga Milani e Interi. Bernardeschi te Napoli do të transferohet si lojtar i lirë, pasi muajin e ardhshëm i skadon kontrata me Juventusin. 28-vjeçari pritet të firmosë kontratë…