minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Broja, “adoleshenti” më produktiv në 6 kampionatet elitare të Europës

0

Armando Broja po na bën krenarë si shqiptarë. Me paraqitjet e tij te Vitesse në Hollandë, në elitën e futbollit të këtij vendi, shkodrani kuqezi po dëshmohet një bomber i vërtetë.

Ky huazim po i shërben për të treguar veten, për t’u “farkëtuar” edhe më mirë në “Eredivisie” dhe pastaj, pse jo, për t’u kthyer plotësisht i pjekur te Blutë e Londrës, të cilët kanë kartonin e 19-vjeçarit.

Një blog pranë klubit londinez ka evidentuar një fakt mjaft interesant: Me 8 gola të shënuar në më pak se 1000 minuta aktivizim, Armando Broja është adoleshenti me realizimin më pozitiv në gjashtë ligat më të mira të Europës këtë sezon, ku përfshihen Anglia, Spanja, Gjermania, Hollanda, Italia dhe Franca.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university