
Aston Villa ka transferuar futbollistin Calum Chambers. Chambers te Villa kalon nga Arsenali.
Mbrojtësi i qendrës, që luan edhe në krahun e djathtë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Chambers është rritur te Southamptoni, ndërsa te Arsenali kaloi në vitin 2014. Kishte periudha huazimi te Middlesbrough dhe Fulhami. Chambers kishte pesë paraqitje këtë edicion te Arsenali….
Advertisement