Giorgio Chiellini është lidhur me një kalim në kampionatin e SHBA-së, MLS pasi Juventusi po përgatitet ta rinovojë ekipin për sezonin e ri.

Sipas Sky Sports, në fund të sezonit, Chiellini do të largohet patjetër nga klubi. Këto do të jenë javët e fundit në Torino për mbrojtësin 37-vjeçar, i cili karrierën do ta vazhdoj në SHBA. Atij nuk i mungojnë ofertat nga ekipet amerikane…