
Young Boysi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Donat Rrudhani. Rrudhani ishte pjesë e Aaraut në ligën e dytë të Zvicrës.
Sipas njoftimit të klubit, 23-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026.
Rrudhani numëroi 62 paraqitje me Aaraun që kur nënshkroi në vitin 2019, duke kontribuar me 10 gola.
Ai ishte ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës në vitin 2021.
Advertisement