minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

E çuditshme por e vërtetë, Duka akuzon KOKSH për ndikim politik e manipulim zgjedhjesh

0

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, prej shumë vitesh ka përdorur në çdo mënyrë ndikimin politik për të manipuluar zgjedhjet në institucionin që drejton në favor të tij. Kjo gjë është vërtetuar qartësisht në vitet e fundit ku ai ka ndryshuar çdo rregullore për të bërë të mundur rizgjedhjen e tij dhe personave që e mbështetin me dorën në allci.

Ndaj duket paksa absurde dhe e çuditshme që sot, kreu i FSHF-së, ai i cili ka lobuar që në Komitetin Ekzekutiv të institucionit që drejton të jetë një eksponent i njohur i politikës, ka bërë një letër publike ku akuzon KOKSH se po ndikon politikisht në zgjedhjet e javës së ardhshme dhe po tenton t’i manipulojë ato. Përtej problemeve të dukshme që ka KOKSH në këtë periudhë, një deklaratë e tillë nga kreu i FSHF duket absurde, nëse llogarit se vjen nga një person i cili në këto vite ka përdorur çdo lloj influence të mundshme politike për të siguruar gjithnjë e më fort kolltukun e tij.

Letër publike e Presidentit Duka përpara Asamblesë së KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar përpara asamblesë zgjedhore.

Advertisement

Caktimi i datës së zhvillimit të saj në kulmin e fushatës së zgjedhjeve politike, vetëm 7 ditë përpara datës 25 prill, është një veprim që synon të ndikojë politikisht në rezultatin e tyre. Ne e kemi kundërshtuar përfshirjen në kandidim për president të një deputeti që synon të zgjidhet përsëri në listën e PS. Ky është një politizim i hapur dhe shumë i dëmshëm për një organizatë sportive, që në statutin e saj përcaktohet si apolitike. Është e qartë që edhe vetëm kandidimi i një personi me pozicionim të qartë partiak është një faj i rëndë.

Opinioni sportiv është njohur me tentativën e një komisioni anonim, që kërkon të ndikojë në procesin zgjedhor duke përjashtuar nga kandidimi dhe votimi individë dhe 23 federata anëtare të KOKSH. Kjo është një tentativë jo statutore që synon të ndryshojë votuesit dhe listën e kandidatëve për ti hapur rrugë manipulimit të zgjedhjeve. FSHF dëshiron ti bëj të qartë iniciatorëve të këtyre veprimeve se, nëse vazhdojnë me këto veprime, do të kallzohen penalisht në gjykatë.

FSHF i fton të gjithë anëtarët e KOKSH që të përdorin të drejtën e tyre të votimit për të ndryshuar historinë e deritanishme të kësaj organizate dhe për ta rikthyer atë në rrugën e ligjshmërisë. Nëse dikush mendon se mund të përdorë presionin politik mbi anëtarët e Asamblesë apo se mund të manipulojë zgjedhjet, atëherë le të bëhemi bashkë për të treguar forcën dhe vullnetin tonë në dobi të sportit dhe drejtësisë.

KOKSH është organizata jonë dhe jo e atyre që e kanë marrë peng politikisht dhe duan të vazhdojnë ta mbajnë peng edhe në të ardhmen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university