
Donjeta Sadiku ka vazhduar me paraqitje të mira në Kampionatin Botëror të boksit që po mbahet në Stamboll.
Të dielën pasdite, Donjeta e zhvilloi meçin e dytë në kategorinë e lehtë. Fitoi bindshëm ndaj Jocelyne Tshamala të Kongos. Boksierja kosovare fitoi me rezultatin 5:0.
Tani Donjeta është në çerekfinale. Me fitore në çerekfinale futet në zonën e medaljeve.
Advertisement