Mesfushori Nabil Fekir nuk do të largohet nga skuadra e Real Betisit pasi të mërkurën e ka firmosur kontratën e re. Me kontratën e re, Fekir do të jetë pjesë e Betisit deri në verën e vitit 2026, ka njoftuar klubi nga La Liga.

Klubi ka bërë të ditur se në kontratën e re, Fekirit i është përfshirë edhe një klauzolë lirimi por që nuk ka dhënë më shumë detaje….