
Klubi i futsallit Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës. Në finale Prishtina mposhti të mërkurën Liqenin e Drenasit me rezultatin, 5:2.
Finalja e Kupës u zhvillua të mërkurën në Prishtinë. Në pjesën e parë të këtij takimi u shënuan pesë gola. Dy gola në fitoren e Prishtinës i shënoi kapiteni Jeton Rukovci, ndërsa tre të tjerët i realizuan, Driton Nishori, Fatlum…