Basketbollisti amerikan Richaud Gittens është përforcimi i dytë i huaj te skuadra e Bashkimit. Ekipi nga Prizreni ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Gittensin, i cili do të jetë pjesë e klubit për sezonin e ri.

Gittens (193 cm), luan në pozitën tre dhe sezonin e shkuar ka bërë karrierë në Portugali, te skuadra Barrieirense. Ai te ekipi portugez ka luajtur me një mesatare prej 14.7 pikëve…