Mesfushori Pajtim Kasami ka realizuar gol në minutën e 93-të për të shmangur humbjen e Baselit. Baseli të dielën luajti 2:2 me Grasshopperin, në derbin e xhiros së 18-të të Superligës së Zvicrës.

Baseli kaloi në epërsi në minutën e 45-të, por më pas Grasshopperi realizoi dy gola. Por në fund në skenë doli Kasami që me golin në kohën shtesë siguroi barazimin…