Në trupin prej gjiganti dhe të ndërtuar mirë mbante veshur fanellën e kaltër. Mesi i ringut i takonte atij. Me dorën e djathtë sulmonte lehtë kokën e kundërshtarit, për ta mbajtur në distancë. Shmangej mirë, kishte kontrollin e plotë të situatës dhe herë pas here lëshohej pak më poshtë me trup. Kur ulej paksa, lëshonte të majtën e fuqishme. Të majtën që e…