
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tha të premten se ka marrë mbështetje pozitive për ta angazhuar Xavi Hernandezin si trajner të ekipit. Madje, ai e pranoi se dëshiron që Xavi të jetë trajner i Barçës gjatë mandatit të tij si president i klubit nga “Camp Nou”. Megjithatë, Laporta refuzoi të konfirmojë se Xavi do të pasojë Ronald Koemanin, i cili u shkarkua të mërkurën…