minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

“L’Equipe” zbulon kushtin e Mesit, kërkon rikthimin e Nejmarit te Barcelona

0

Mesi kërkon me çdo kusht Nejmarin te Barcelona, është një kusht i argjentinasit për qëndrimin në skuadër. PSG dhe Leonardo janë duke punuar për rinovimin e kontratës së brazilianit, që skadon në qershor të 2022-ës, por Lionel Mesi po përpiqet çdo ditë që ish-shoku i skuadrës të veshë përsëri fanellën blaugrana.

Lajmi bëhet i ditur nga “L’Equipe”. Që në momentin që Laporta u zgjodh sërish president i Barcelonës, lamtumira e Mesit duket më e largët. Por qëndrimi i “pleshtit” do të ishte edhe më i sigurt, nëse sezonin e ardhshëm do të ketë sërish në krah të tij Nejmarin.

Sipas “L’Equipe”, Laporta e ka hedhur përfundimisht poshtë ofertën e Mançester Sitit për argjentinasin. Mesi dhe Nejmar kanë luajtur me njëri-tjetrin për 4 sezone, duke fituar 9 trofe, mes tyre edhe atë të Ligës së Kampionëve në vitin 2015. Pastaj braziliani vendosi të transferohej në Paris dhe PSG pagoi klauzolën prej 222 milionë eurosh për ta blerë, një shifër rekord kjo.

Për rikthimin e Nejmarit te Barcelona janë tri pengesa. E para ka të bëjë me deficitin e madh të klubit spanjoll (1.17 miliardë euro), ndërsa dy pengesat e tjera janë objektivi i kampionëve të Francës për të rinovuar me sulmuesin, si dhe kontrata në fuqi që ai ka me PSG-në (36.8 milionë euro në vit).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university