Jesse Lingard dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi. Sulmuesi anglez thuhet se u ka bërë me dije drejtuesve të klubit se gjatë afatit kalimtar të janarit do të kërkojë skuadër të re.

28-vjeçari u kthye nga huazimi në “Old Trafford” pas një sezoni te skuadra e West Hamit. Por, përkundër kësaj sulmuesi anglez nuk ka arritur të gjejë hapësira në formacionin bazë…