
Anis Mehmeti ka realizuar gol tjetër për Wycombe Wanderersin në rangun e tretë të futbollit anglez.
Wycombe të shtunën fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Barnsleyt në xhiron e pestë të League One.
Mehmeti realizoi gol të bukur në minutën e 37-të. Ai luajti 71 minuta. Për 21-vjeçarin është goli i dytë këtë edicion në League One nga pesë ndeshje sa i ka luajtur.
Advertisement