Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka kërkuar largimin nga skuadra e Lazios, ka raportuar të martën sajti italian “Calciomercato”.

Mësohet se Muriqi dëshiron që Lazio ta nxjerrë në shitje gjatë afatit kalimtar të janarit pasi nuk është aspak me situatën e tij aktuale. Ai tashmë ka biseduar me drejtuesit e klubit italian duke ua bërë me dije kërkesën e tij…