Basketbollisti amerikan Rodney Purvis edhe në edicionin e ri do të paraqitet në Superligën e Kosovës. Por me klub tjetër.

Purvis, që në pjesën e dytë të edicionit të shkuar ishte pjesë e skuadrës së Trepçës, është zyrtarizuar të premten te skuadra e Pejës. Me Trepçën, Purvis arriti deri në finale të plejofit, por nuk ia doli ta fitojë titullin e kampionit,…