
Skuadra e Prishtinës ka triumfuar me rezultatin minimal 1:0 ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen miqësore të luajtur të hënën në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq. Golin e vetëm në këtë përballje e ka shënuar Bujar Pllana.
Për 89-shin, kjo është humbja e parë në katër miqësore të luajtura gjatë fazës përgatitore për sezonin e ri….