Skuadra e Rahovecit ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll. “Vreshtarët” të shtunën në palestrën “Mizahir Isma” kanë triumfuar ndaj Dritës me shifrat 99:73 në kuadër të xhiros së dytë.

Për Dritën, e kthyer pas shtatë vjetësh në elitë, kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje të luajtura….