
Real Madridi i është bashkuar Bayern Muenchenit në garën për mbrojtësin e Chelseas, Antonio Rudiger, kanë raportuar mediume të ndryshme evropiane.
Por, te Chelsea shpresojnë që futbollisti gjerman do ta pranojë kontratën e re të ofruar nga drejtuesit e klubit.
Kontrata me Chelsean që fitoi Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Advertisement