minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Reja: Fusha e njëjtë për të dyja skuadrat, ndaj Bjellorusisë një finale që duhet fituar

0

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për ndeshjen e nesërmeë ndaj Bjellorusisë. Tekniku i kuqezinjve shprehet se sulmi për nesër nuk ndryshon, kështu Manaj dhe Cikalleshi do jenë në vijën e parë, ndërsa shtoi se gjendja e fushës nuk do të ndikojë pasi do të jetë e njëjtë për të dyja skuadrat.

Sulmi? Kur bëj listën marr pesë sulmues. Balaj mund të jetë alternativë, ndaj Bjellorusisë besoj se do jetë sulm i njëjtë. Njëri sulmues të sulmojë portën dhe tjetri të tërhiqet. Kur luan me dy sulmues nuk duhet të hidhesh në aventurë. Kur je në presion dhe nuk shënon duhet të luajmë nga ajri dhe nuk mund të jetë Balaj dhe Cikalleshi që kanë cilësi të njëjta. Në bazë të karakteristikave vendosim lojtarët që duhen. Nuk është se lojtarët thonë me kë duhet apo nuk duhet të luajnë, është trajneri ai që vendos”.

Çalojmë në mesfushë? “Mesfusha është boshti i lojës sepse aty vendoset gjithçka, është filtri për të ndërtuar dhe mbrojtur. Kemi pasur shumë ndryshime dhe është e qartë që kemi lojtarë të mirë si Abrashi dhe Bare që mungojnë. Lojtarët që kemi në ndeshjet e fundit kanë bërë mirë, fitojnë eksperiencë sepse luajnë në kombëtare edhe pse kanë luajtur për herë të parë. Nuk kemi punuar vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen”.

Armando Broja? “Nuk është stërvitur gjatë gjithë javës plotësisht. Gjasula? Do jetë mjeku ai që do vendosë. Nesër në mëngjes vendosim se cili luan, nëse është mirë do luaj, nëse jo do duhet të bëjmë pa të”.

Advertisement

Keni kërkuar të ndërrohet stadiumi? “Kur caktohen datat nuk mund të lëvizim. Kishim dëshirë që të luanim në një fushë tjetër për shkak të terrenit, e di që është punuar për ta kthyer në gjendje të mirë. Fusha është e njëjtë dhe kush do jetë më i zoti do fitojë”.

Goli i Berishës? “Gjuajtja ishte e mirë dhe pak poshtë shtyllës. Kur portierët gabojnë marrin kritika dhe duhet t’i bëjnë ballë. Kemi një lojtar me karakter të fortë si Berisha dhe gabimet ndodhin, nuk duhet komentuar 100 herë. 80 përqind i merr lojtari që bëri goditjen perfekte, topi mori një trajektore të çuditshme, gjuajtje perfekte”.

Rezultati me Bjellorusinë përcakton të ardhmen tuaj me kuqezinjtë? “Kur trajnon ndodhin këto gjëra. Kur të mbarojmë edicionin do vendosim dhe nuk më takon mua. Federata do të nxjerrë konkluzionin dhe një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare për një sezon të tërë”, u shpreh Reja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university