Portierët me nam si Ederson i Manchester Cityt, bashkëkombësi i tij, braziliani Alisson Becker te Liverpooli dhe Manuel Neuer i Bayern Muenchenit, vlerësohen shumë në futbollin modern. Por, deri kur FIFA e ndryshoi rregullin e pasimit te portieri 30 vjet më parë, portierët shumë rrallë përdornin këmbët për të marrë pjesë në ndërtimin e një aksioni, përveç se kur e godisnin topin….