Skuadra e kampionatit të Rusisë, Akhmat Grozny, të hënën ka luajtur dy ndeshje përgatitore. Por me lojtarë të ndryshëm.

Derisa paradite Grozny humbi 1:0 nga Llapi, në orët e mbrëmjes skuadra e Bernard Berishës u takua me Shkupin. Ndeshja përfundoi 2:2, ka njoftuar skuadra shqiptare, Shkupi. Omar Imeri dhe Marko Gjorgjievski kanë shënuar golat për Shkupin.