Pas dy fitoreve dhe dy humbjeve, Shqipëria do ta zhvillojë sonte ndeshjen e pestë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” kundër Hungarisë në “Elbasan Arena” nga ora 18:00.

Kuqezinjtë vijnë nga humbja nga Polonia ku u mposhtën me rezultat 4-1 dhe do të kërkojnë një reagim ndaj Hungarisë, ndeshje kjo shumë e rëndësishme sa i përket renditjes…