minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Skuadrat me 26 lojtarë, rregullat e reja për Evropianin e futbollit

0

Komiteti ekzekutiv i UEFA miratoi këtë të martë normat speciale për fazën finale të Kampionatit evropian të futbollit që do të zhvillohet gjatë muajve të kësaj vere me synim garantimin e mbarëvajtjes dhe vazhdimësisë së kompeticionit gjatë pandemisë Covid-19.

Kështu, qeveria e futbollit evropian vendosi zyrtarisht që të rrisë numrin e futbollistëve në përbërje të skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion nga 23 në 26 lojtarë. Gjithsesi, në pankinë do të jenë 23 futbollistë mes të cilëve edhe 3 portierët.

Me t’u prezantuar lista e futbollistëve në 1 qershor të 2021, normativa në fuqi lejon zëvendësime të pakufizuara në rast se do të regjistrohen dëmtime të rënda ose sëmundje të tjera përpara ndeshjeve, me kushtin që këto zëvendësime të jenë të certifikuara në aspektin mjekësor.

Për arsye sigurie futbollistët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 ose janë deklaruar se kanë qenë në kontakte të ngushta me një person të prekur nga ky virus duke hyrë në izolim, janë konsideruar raste të sëmundjes së rëndë, kështu që mund të zëvendësohen përpara ndeshjeve me miratimin e UEFA.

Advertisement

Rregullorja e re do të lejojë edhe zëvendësimin e portierëve përpara çdo ndeshje të turneut në rast se do të jenë të paaftë fizikisht, pavarësisht disponibilitetit të 1 apo 2 portierëve të listës së të grumbulluarve. Për të garantuar integritetin e kompeticionit një futbollist që është zëvendësuar në listë, padyshim që nuk do të rikthehet në skuadër

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | online university