Hendbollisti spanjoll, Victor Alonso, kompletoi edicionin e kaluar te Besa Famgas. Fitoi dy trofetë dhe dha kontribut edhe në ndeshjet evropiane. Gjatë verës majtaku 31-vjeçar u transferua në Izrael, por javë më parë papritur u kthye te Besa e Pejës.

Në ndeshjen e së dielës ndaj skuadrës rumune, Potaissa Turda, Alonso ishte prej më të mirëve. Realizoi pesë gola në fitoren 30:28 të Besës…