
Sulmuesi Luis Suarez nuk ka vendosur ende se ku do të luaj në edicionin e ri. Uruguaiani është futbollist i lirë pasi është larguar nga Atletico Madridi.
Vet lojtari ka bërë të ditur se ka pasur oferta të shumta nga kampionati amerikan, MLS.
Për sulmuesin me karrierë të madhe, interesim ka pasur edhe nga skuadra të ndryshme evropiane.
Advertisement