Mesfushori Tanguy Ndombele nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe për këtë arsye është nxjerrë në shitje nga Tottenhami.

Ekipi nga Londra për ta lënë të lirë francezin po kërkon të paktën 30 milionë euro. Ndombele sezonin e shkuar ishte i huazuar te Lyoni, por ekipi francez nuk e shfrytëzoi opsionin e blerjes së kartonit të tij. 25-vjeçari ka kontratë me…