Sulmuesi i Brazilit, Richarlison, është përforcimi më i ri i skuadrës së Tottenhamit për edicionin 2022/23. Ekipi nga Londra e ka prezantuar të premten Richarlisonin, i cili ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2027.

Ai te Tottenhami është transferuar nga skuadra e Evertonit. Detajet e marrëveshjes mes klubeve nuk janë publikuar, por, sipas mediumeve angleze, Tottenhami ka paguar rreth 60 milionë euro…