Uefa ka publikuar këngën zyrtare që do të shoqëroje emicionet e kampionatit europian të futbollit që do të mbahet në qershor dhe korrik të këtij viti.

“We are the people”, është kënnga hit e kësaj gare që është një bashkëpunim mes Martin Garrix, Bono & The Edge, një këngë me ritëm dhe që mbart brenda vetes edhe një mesazh të rëndësishëm social që të lidhjes së ngushtë të njerezve permes sportit, e cila është plot ritëm dhe ka një tematikë që lidhet me sportin dhe njerëzit.

“Euro 2020” që në fakt tashmë do të jetë “Euro 2021” për shkak se turneu u shty vjet nga pandemia, këtë herë do të mbahet sipas një formati krejtësisht ndryshe pasi do të zhvillohet në disa qytete të kontinentit.

Kompeticioni nis në Rome me duelin Itali-Turqi në 11 qershor dhe mbyllet në 11 korrik në Londër, në stadiumin Wembley me finalen  e madhe.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";