minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme online mortgage broker ssl web hosting online university Bota

Vllaznia-Kukësi sfida kryesore e javës së 14-të, Brdariç: Synojmë vetëm fitoren; Hallaçi: Nuk na lejohen më gabime

0

Në prag të ndeshjes së rradhës, asaj që Vllaznia do të luajë nesër ndaj Kukësit, trajneri Thomas Brdariç ka dalë paraditen e sotme para gazetarëve në konferencën e shtypit të pragndeshjes për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Ai ka shprehur besimin se pavarësisht mungesave, skuadra edhe në këtë ndeshje do të luajë vetëm për fitore.

“Jam I gëzuar që nesër do të luajmë në një fushë të mirë si ajo “Elbasan Arena” ndaj Kukësit dhe jemi shumë të lumtur që lojtarët janë të motivuar dhe ne jemi gati.

Gurishta, Hoxhaj, Da Silva dhe Dunga nuk do të luajnë, por kemi futbollistë të tjerë që mund t’i zëvendësojmë. Mendoj se ata që do të luajnë janë gati për këtë takim”.

Advertisement

“I dimë aftësitë e Kukësit, por do të shkojnë nesër në ndeshje për të marrë 3 pikët. E di që ata nuk po kalojnë momentet të mira, por për mua kjo nuk ka rëndësi dhe unë mendoj për sfidën e nesërme. Ne kemi mësuar nga gabimet e bëra nga ndeshja e parë dhe vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira. Mezi pres të shikoj përmirësimet e skuadrës”.

Vllaznia në sulm? “Ne nuk luajmë me 11 portierë që të mos luajmë në sulm”.

Afrimi i Cisse? “Të gjithë e dijnë që ne nuk kemi mundësi të marrim lojtarë siç ka bërë Tirana apo ekipet e tjera. Cisse është një djal I mirë, I duhet kohë për stërvitje dhe do të vendosim më vonë se çfrarë do të vendosim për të”.

Ndërkohë, trajneri i Kukësit Rrahman Hallaçi në konferencën e sotme për shtyp shprehet se ka besim te fitorja e ekipit të tij dhe se Kukësi nuk ka dalë nga objektivat.

Advertisement

“Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta sepse duhet shumë sforco dhe të hyjmë me ego. Ndaj Vllaznisë është ndeshje shumë e vlerësuar nga ana jonë sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira. Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por edhe ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës.

Kemi bërë mirë, duhet pak kujdes sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por ky është futbolli dhe të ecim përpara.

5 ndeshjet e fundit, 0 gola me aksion? Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrotje, por të gjithë bashkë do ia arrijmë të dalim nga kjo situatë. Nuk është shkëputur ndokush dhe të themi se ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe, por nuk jemi dorëzuar. Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur.

Të jemi të qetë, i kemi thënë skuadrës se nuk duhet të jenë në presion dhe s’duhet të merren me rezultatin, Me këtë merrem unë dhe përgjegjësitë bien mbi mua. Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra.

Advertisement

Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje. Është skuadër e re, kanë ardhur shumë blerje, por nuk është justifikim.

Nuk mund të dalim më në një ndeshje ndaj pikë dhe duhet shumë kujdes sepse Vllazninë me meritë është në vendin e parë. Të bëjmë gjërat në fushë sa më mirë dhe të shohim ndeshjen e fundit. Vllaznia po bën maksimumin, po jep më të mirën. Por marr shembull Kukësin.

Në momentin që bie në krizë e shikon sesa vlerë ka. Dua ta shoh edhe Vllazninë në një minikrizë dhe të shoh se në ç’gjendje do të jetë”, u shpreh Hallaçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2020 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova