Mesfushori Erjon Vucaj më nuk është pjesë e skuadrës së Dritës. Ekipi nga Gjilani ka njoftuar të hënën se ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin nga Shqipëria.

Vucaj ishte pjesë e Dritës prej vitit 2018 ku ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. Në njoftimin e saj, Drita e ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë…