Sulmuesi i Suharekës, Mevlan Zeka është shpallur më i miri i xhiros së 34-t në Superligën e Kosovës në futboll.Zeka udhëhoqi Suharekën drejt fitores së vlefshme ndaj Llapit.Ai realizoi tri gola në fitoren 4:2, në fundjavë.Zeka ka premtuar maksimumin që Suhareka të mbetet në Superligë.