
Kanë mbërritur sot në Maqedoninë e Veriut, 45 trupat e pajetë të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.
Trupat e pajetë të viktimave u nisën me avionë nga Sofje drejt Shkupit, ku u pritën me një ceremoni zyrtare, në prezencë edhe të delegacionit shtetëror.
Advertisement
Siç raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë do të tërhiqen nga familjarët e tyre dhe më pas do të bëhen edhe ceremonitë e varrimit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 23 nëntor të këtij viti, afër Sofjes, ku një autobus që kthehej nga Turqia me turistë, kryesisht shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët dhe për pasojë 45 persona ndërruan jetë.
Advertisement
Mes viktimave ishin dhe 12 fëmijë, ndërkohë që të vetmit që mbijetuan ishin 7 persona.