minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rënie drastike e vdekjeve/ plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

0
Rënie drastike e vdekjeve/ plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

Nga Eduard Zaloshnja

Me rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim, rritet probabiliteti i vdekjeve/plagosjeve të rënda nga aksidentet rrugore (kur kushtet e tjera mbeten njësoj).

Në tetë vitet e fundit, numri i automjeteve aktive në Shqipëri ka shënuar një rritje dramatike prej 66% (nga 446 mijë më 2013, në 741 mijë më 2021 – shihni grafikun shoqërues).

Rënie drastike e vdekjeve/ plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

Advertisement

Po a është rritur edhe numri i vdekjeve/plagosjeve të rënda nga aksidentet rrugore gjatë së njëjtës periudhë? Prëkundrazi, është ulur! Kështu, numri i vdekjeve është ulur me 33% (nga 295 më 2013, në 197 më 2021), ndërsa numri i plagosjeve të rënda pothuaj është përgjysmuar (nga 478 më 2013, në 250 më 2021 – shihni grafikun shoqërues).

Rënie drastike e vdekjeve/ plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

Duke ndërthur të dhënat mbi automjetet aktive me të dhënat mbi vdekjet/plagosjet e rënda mund të llogaritet indeksi i vdekshmërisë (vdekje për 100 mijë automjete aktive) dhe indeksi i plagosjeve të rënda (plagosje të rënda për 100 mijë automjete aktive). Kështu, indeksi i vdekshmërisë ka shënuar një rënie drastike prej 60% (nga 66 më 2013, në 27 më 2021), ndërsa indeksi i plagosjeve të rënda ka shënuar një rënie edhe më drastike; pothuaj 70% (nga 107 më 2013, në 34 më 2021 – shihni grafikun shoqërues).

Rënie drastike e vdekjeve/ plagosjeve të rënda rrugore në tetë vitet e fundit

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit