minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Sa vota shtoi Lulzim Basha krahasuar me 2013-ën?

0
Sa vota shtoi Lulzim Basha krahasuar me 2013-ën?

Nga Eduart Zaloshnja

Një nga argumentet statistikorë që përdorin aktualisht kundërshtarët e Bashës është se, me të në krye, PD-ja nuk mori dot më 25 prill as votat e atyre që kishin votuar për PD-në (dhe partitë satelite të saj) më 2013, kur udhëhiqej nga Berisha. Ky argument statistikor është i cungët, sepse shumë nga votuesit e djathtë të 2013-ës janë larguar nga Shqipëria ose janë larguar fare nga kjo botë.

Duke faktorizuar koeficientet vjetorë të mortalitetit dhe emigracionit që raporton INSTAT-i, rezulton se në 8 vjetët e fundit, kanë vdekur ose janë larguar nga Shqipëria mesatarisht 1.8% në vit e elektoratit të djathtë të 2013-ës. Pra, në 25 prill kishin mbetur rreth 580 mijë nga 680 mijë votuesit e djathtë të 2013-ës.

Një argument tjetër statistikor që përdorin aktualisht kundërshtarët e Bashës është se, me të në krye, PD-ja dhe aleatët morën vetëm 622 mijë vota – më shumë se më 2017, por më pak seç morën më 2013. Edhe ky argument statistikor është i cungët, sepse ndër 83 mijë votat e pavlefshme të 25 prillit, jo pak kanë qenë vota të votuesve demokratë, tëcilët janë ngatërruar me fletët e votimit të tipit fjalëkryq…

Advertisement

Meqë të gjithë kandidatët e partive bënë fushatë jo vetëm për votat e partive, por edhe për votat e tyre personale, logjika statistikore ta do që 83 mijë votat e pavlefshme janë hedhur përpjestimisht si nga votues të majtë, edhe të djathtë. Pra, në total, rreth 655 mijë e kanë hedhur votën për PD-në, por rreth 33 mijë prej tyre e kanë bërë atë aksidentalisht të pavlefshme.

Duke përmbledhur, mund të thuhet se përveç votave të të djathtëve të 2013-ës (të mbetur gjallë e të paemigruar), PD-ja me Bashën në krye ka shtuar edhe 75 mijë vota të votuesve të rinj (shihni grafikun shoqërues).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit