
Greqia prezantoi projektin ekonomik për qytetarët dhe bizneset e vogla pas rritjes së cmimeve të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse.Kryeministri kiriakos micotakis në mbledhjen e qeverisë deklaroi se zhvillimet ndërkombëtare kanë ndikuar në mënyrë dramatike në ekonomi dhe për këtë arsye kanë themeluar një Fond të posacëm.
KIRIAKOS MITSOTAKIS
KRYEMINISTER I GREQISE
Advertisement
“Për të përballuar krizën është e rëndësishme të krijojmë masa emergjente dhe të menjëhershme .Qeveria është e angazhuar për mbështetjen e bizneseve, familjeve dhe fermereve. Kjo do të vazhdojë për aq kohë sa të vazhdojë kriza energjitike. Në fakt, në dhjetë ditët në vijim, besoj se do të jemi në gjendje te shpallim dhe nisim një program të plotë mbështetjeje shtesë , duke shfrytëzuar burimet kombëtare dhe evropiane”.
Ndërkohë gjatë javës pritet të shpërndahet një mbështetje financiare prej 300 eurosh familjeve me të ardhura ë ulëta, kryesisht pensionistëve.
“Do të përfitojnë të gjithë ata qe kanë të ardhura të ulëta. Këto vite të krizës ekonomike shkaktuar fillimisht nga Covid-19 e tashmë nga lufta në Ukrainë, kemi qenë pranë qytetarëve me paketa të ndryshme, shpresojmë të përfundojë sa më shpejt kje krizë dhe te rikthehemi në normalitet.”
Kreu i qeverisë greke ka paralajmeruar bizneset që abuzojnë me cmimet se do të përballen me penalitete.