minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

0
Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për ndarjen e këtyre mjeteve financiare.

“Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës rreshtohet përkrah shteteve solidare, të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti”, thuhet në komunikatë.

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur nga tërmeti i së martës në Kroaci, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Advertisement

Fuqia e tërmetit ka qenë 6.3 shkallë të Richterit, ndërsa epiqendra e tij pranë qytetit Petrinja.

Kryebashkiaku i Petrinjës ka thënë se rreth gjysma e qytetit është shkatërruar dhe se njerëzit janë nxjerrë nga rrënojat.

Qeveria e Kroacisë ka shpallur 2 janarin ditë zie.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit