minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vendimi i prindërve: Po udhëtojnë botën para se fëmijët të humbin shikimin

0
Vendimi i prindërve: Po udhëtojnë botën para se fëmijët të humbin shikimin

Çifti kanadez Edith Lemay dhe Sebastien Pelletier kanë katër fëmijë.

Mia, më e madhja, u diagnostikua me “retinitis pigmentosa”, një gjendje e rrallë gjenetike që shkakton humbje ose përkeqësim të shikimit me kalimin e kohës. Pak më vonë, edhe dy nga djemtë e tyre u diagnostikuan me të njëjtën sëmundje.

“Nuk kemi asgjë në dorë”, thotë Lemay, duke shpjeguar se aktualisht nuk ka asnjë kurë apo trajtim efektiv për të ngadalësuar përparimin e “retinitit pigmentoz”.

“Ne nuk e parashikojmë dot se sa shpejt do të ndodhë, por sipas studimeve, në mesin e jetës ata do të jenë plotësisht të verbër.”

Advertisement

Pasi e pranuan këtë lajm të trishtë, çifti e përqendroi vëmendjen e tij që t’jua bënte jetën fëmijëve sa më të lehtë.

Ata vendosën që fëmijët e tyre të mund t’i shihnin të gjitha gjërat nga afër para se të verboheshin, dhe jo t’ua tregonin ato nëpër libra.

Prandaj planifikuan një udhëtim drejt botës për një vit të tërë, në mënyrë që tri fëmijët të kishin mundësinë për t’i parë kafshët, vendet dhe dukuritë e natyrës të gjitha me sytë e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit