minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“365 ditë Autiste”, libri që trajton shqetësimin e shumë prindërve

0
“365 ditë Autiste”, libri që trajton shqetësimin e shumë prindërve

Të shtunën në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, para një publiku të shumtë në numër, u bë promovimi i librit “365 Ditë autiste” i autores Mirela Duka-Xoxi.

Takimin e përshëndeti Ambasadori I Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli. Të pranishëm nga kjo Ambasadë ishin dhe konsullja, Fexhrije Plaku dhe Gjenis Haxhimehmeti.

Për librin referuan redaktori i librit. Gani Bytyçi, kryetarja e LAPSH-it për kantonin e Bernës, znj. Saime Isufi dhe znj. Gentjana Tafili lexoi fjalët e recensenteve të librit, Arjola Kondakxhiut dhe Donata Toçe.

Advertisement

Bytyçi, pasi i bëri një parahyrje temës së trajtuar nga autorja (autizmit), temë kjo aq pak e njohur dhe aq e pranishme, vlerësoi se ky libër është i veçantë për disa arsye. Së pari libri është shkruar nga një nënë, por që shpreh shqetësimin e të gjitha nënave, që mund të kenë fëmijë me autizëm.

“Fëmijët me autizëm“ sipas tij janë pengu i shoqërisë, ngase ajo nuk është e përgatitur për fenomenin, anipse ky e ka shoqëruar qenien njeri gjatë gjithë historisë së tij. Dhe shoqëria (sidomos) ajo shqiptare, nuk është e pargatitur as moralisht, as nga pikëpamja e mendësisë, as me literaturën e nevojshme për ata që janë në rrethin e fëmijëve të rënduar me autizëm, as me institucione përkatëse e profesionale të përkujdesjes ndaj kësaj kategorie. Ndërsa Saime Isufi, e cila, autores i shprehu gjithë konsideratën dhe urimet edhe në emër të organizatorit të takimit (LAPSH-it Kantonal), u angazhua gjithashtu për rëndësinë që ka botimi i këtij libri për prindërit, që kanë fëmijë me autizëm dhe të cilëve u mungon literaturë aq e nevojshme për tu përballur me këtë problem.

Advertisement

Autorja e librit, Mirela Duka Xoxi, për të pranishmit kishte përgatitur edhe një temë të shkurtër me pawerpoint lidhur me atë se ç‘ është autizmi, si manifestohet ai dhe si duhet reaguar në këto situata. Në fund ajo u shprehu falenderimet e saj të gjithë atyre që e kanë mbështetur për librin, si familjen, shtëpinë botuese, redaktorin, recensentët, si dhe punonjësit e Ambasadës së Republikës së Kosovës e të gjithë të tjerët.

Takimin e moderoi Veton Dizdari ( ish mësues i LAPSH -it), i cili prezantoi dhe një biografi të shkurtër të autores së librit.

Advertisement

Në vazhdim u zhvillua një bashkëbisedim interesant për autizmin dhe librin, ku u shpreh një intersim i veçantë i publikut të pranishëm.

Një moment tepër prekës dhe mbresëlënës ishte falenderimi me buqeta lulesh nga nxënëset mësueses së tyre të dashur Mirela.

Kënaqësi për mbrëmjen ishte dhe përshëndetja nga Athina për autoren e librit, nga ish mësuesja e letërsisë në gjimnazin „Sami Frashëri“ në Tiranë.

Për ta përmbyllur takimin në mënyrën më të mirë, me këngën, u kujdes artistja e talentuar Gentjana Tafili, e cila me këngën e bukur qytetare shkodrane që solli aty, i dha kënaqësi gjithë publikut të pranishëm.

Advertisement

 

The post “365 ditë Autiste”, libri që trajton shqetësimin e shumë prindërve appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit