minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U promovua në Gjenevë libri “Në kërkim të idesë”, i autorit Ali Sh. Mehmeti

0
U promovua në Gjenevë libri “Në kërkim të idesë”, i autorit Ali Sh. Mehmeti

Mbrëmë, në Universitetin e Gjenevës UniMail u realizua me sukses e pjesëmarrje të gjerë, promovimi i librit “Në kërkim të Idesë” me autor Ali.Sh.Mehmeti.

 

I ftuar special ishte shkrimtari dhe redaktori i librit Prof.Agim Vinca.

Advertisement

Ali.Sh.Mehmeti

Në fjalën e tij Prof. Agim Vinca foli për librin dhe autorin, që nga momenti i fillimit të bashkëpunimit për redaktimin e librit, por dhe për detaje të analizës e formës letrare të këtij libri të autorit Ali.Sh.Mehmeti.

Advertisement

Profesor Agim Vinca

Mbrëmjen e moderoi Znj.Aferdita Krasniqi, drejtuese aktuale e shoqatës “Komuniiteti Shqiptar i Gjenevës”, e cila ka folur për kontributet ndër vite në Shoqatën “Komiteti shqiptar i Gjenevës” dhe LAPSH, të z. Ali. Sh. Mehmeti.

Afërdita Krasniqi

Advertisement

Ky prezantim u bë në bashkëpunim me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës. Këta të fundit, si në “rrjedhshmëri logjike” me shumë detaje të librit, prezantuan projektin e tyre studentor organizativ, për të punuar akoma drejt sqarimit të gjenocidi, krimeve të luftës, për kauzën e të zhdukurve gjatë luftës në Kosovë etj.

Kori “HAREJA” me soliste Aferdita Krasniqi, plotësoi me tinguj të paqshëm malli e dashurie të vazhdueshme për vendin amë me këngën “Moj e bukura Arbëri”.

Advertisement

Eventi u përmbyll me dedikime personale të autorit për të pranishmit e shumtë , për librin e tij “Në kërkim të Idesë”.

 

Advertisement

The post U promovua në Gjenevë libri “Në kërkim të idesë”, i autorit Ali Sh. Mehmeti appeared first on Albinfo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit