minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Emmanuel Macron, presidenti më i ri i Francës mbush sot 45 vjeç

0

Emmanuel Macron u zgjodh për herë të parë President i Republikës franceze më 7 maj 2017 dhe rifitoi një mandat të dytë presidencial, 20 vite pas Zhak Shirak. Në moshën 39-vjeçare bëhet kështu, presidenti më i ri në historinë franceze.

Rizgjedhja e tij në një farë mënyre, ishte dhe fitore e Bashkimit Europian, pasi kundërshtarja e tij Marine Le Pen mbështeste daljen e Francës nga BE dhe politikat e Putin gjatë viteve të fundit.

Një nga faktet që ka tërhequr vëmendjen e publikut, është jeta e tij private. Bashkëshortja e tij Brigitte është 25 vjet më e madhe se ai dhe pati pohuar se Macron i kishte premtuar martesë, që kur ky ishte 17-vjeçar dhe nxënës në gjimnaz.

Vlerësimi i Macron për Brigitte është shumë i madh, saqë në një intervistë ai është shprehur: “Prej saj jam personi që jam sot, nëse unë zgjidhem President, ajo do të jetë aty dhe do të ketë rolin e saj!”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit