





Në çdo gllënjkë të salepit gërshetohen aromat e traditave, feve dhe festave shekullore. Salepi, një përzierje e trashë qumështi, sheqeri dhe erëzash, është një pije tipike dimërore dhe për të krishterët palestinezë, ka lidhje të forta me sezonin e Krishtlindjeve. Konsiderohet një pije tradicionale në shumë vende të Lindjes së Mesme si Izraeli, Libani, Siria dhe Jordania, por sigurisht nuk mungon as në tavolinat e Turqisë dhe vendeve të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë.
Blanche Shaheen, autore e disa librave gatimi, u rrit në Kaliforni, por historitë e familjes së saj i kanë rrënjët në rrugët e Betlehemit. “Nëna ime përgatiste gjithmonë salep, pasi kishte marrë pjesë në meshën e Kishës së Lindjes”, thotë ajo. Kur nëna e Shaheen u martua dhe u transferua në SHBA në vitin 1970, ajo mori me vete recetën dhe traditën, të cilën sot e vazhdon e bija.
Versioni që nëna e saj pinte në rrugët e Betlehemit bëhej me pluhur salepi. I përdorur që nga koha osmane si trashës në ëmbëlsira dhe pije, pluhuri përgatitet me zhardhokët e orkideve të egra që tashmë janë në rrezik zhdukjeje, ndaj konsiderohet i paligjshme përdorimi ose eksportimi i tyre. Për këtë arsye, shumë palestinezë në diasporë, e zëvendësojnë pluhurin e salepit me niseshte misri dhe uji trëndafili duke i përzierë me qumësht, sheqer dhe kanellë. Megjithatë, nuk mungojnë eksperimentimet me përbërës të rinj si p.sh: kakao, kokos, biskota, karamele etj.
Shaheen e përfshiu këtë recetë salepi në librin e saj të gatimit “Festa në Lindjen e Mesme”.
Përbërësit:
3 lugë gjelle (26 g) niseshte misri
4 gota (950 ml) qumësht
65 g sheqer
1 lugë (5 ml) ujë trëndafili ose ujë me lule portokalli
25 g kokos
40 g fëstëkë të grirë hollë
Kanellë, për shije
Udhëzime:
1. Përzieni niseshtenë e misrit në gjysmë filxhan (120 ml) qumësht derisa të tretet. Më pas lëreni të pushojë mënjanë.
Advertisement2. Qumështin dhe sheqerin e mbetur e ziejmë ngadalë në një tenxhere, duke ulur gradualisht temperaturën dhe duke i përzierë vazhdimisht derisa sheqeri të tretet.
3. Shtoni përzierjen e niseshtesë së misrit në qumështin në tenxhere.
4. Ziejini për 10 minuta në zjarr të ulët, duke e përzier vazhdimisht që të mos formohen kokrriza.
5. Shtoni ujin e trëndafilit ose ujin e luleve të portokallit dhe përzieni përsëri.
Advertisement6. Shpërndajeni nëpër filxhanë ose gota të vogla. Hidhni mbi përbërje me një lugë çaji, fëstëkë dhe kokos.
7. Pudrosini me kanellë dhe shijojini.